LDK në Podujevë akuzon Shpejtim Bulliqin për punësime partiake

LDK në Podujevë akuzon Shpejtim Bulliqin për punësime partiake

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Podujevë, e ka akuzuar kryetarin e sapozgjedhur të kësaj komune, Shpejtim Bulliqin, për punësimin e militantëve partiakë në sektorin e arsimit, njofton Insajderi.

Në një njoftim të bërë në Facebook, nga kjo parti kanë njoftuar se Bulliqi ka anuluar vendimet për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme të Podujevës, me qëllim të “revanshit ndaj atyre që dëshirojnë të kryejnë punën me nderë, përgjegjësi dhe profesionalizëm”.

Kryesia e kësaj dege ka vlerësuar se qytetarëve të Podujevës iu janë dashur vetëm pesë ditë, për ta kuptuar se kush është Bulliqi.

“Qëllimi i Bulliqit është i dukshëm dhe i qartë. Ai dhe partia e tij e re, e treta me radhë për tri vite, po synojnë që të cenojnë pavarësinë e shkollës shqipe duke tentuar të instalojnë në drejtori të shkollave militantë partiakë”, thuhet në njoftim./Insajderi.com