LDK një herë e votuan Glauk Konjufcën për kryekuvendar, tash e kërkojnë po këtë pozitë

LDK një herë e votuan Glauk Konjufcën për kryekuvendar, tash e kërkojnë po këtë pozitë

Ishin deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ata që e bënë Gkaul Konjufcën kryetar të Kuvendit.

Por vetëm tri javë më pas, të njëjtiti e kërkojnë po këtë pozitë nga Vetëvendosje dhe si shkak i kësaj ende nuk është arritur marëveshja ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“LDK-ja do të ketë Kryetarin e Kuvendit deri në zgjedhjen e Presidentit, pastaj Kryetari i Kuvendit do t’i kalojë VV-së. Kjo nënkupton se në vitin e parë të bashkëqeverisjes, secili partner mban një pozitë të lartë shtetërore (VV-ja e ka Kryeministrin, LDK-ja Kryetarin e Kuvendit)”.

“Ndërkaq, në tri vitet e tjera, VV-ja mban dy pozita të larta shtetërore (Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit), kurse LDK-ja një pozitë (Presidentin, por që shërben si faktor unifikues sipas kushtetutës)”, thuhet në përgjigjen e LDK-së, ndaj Vetëvendosjes, të cilën e kanë dorëzuar sot, shkruan Insajderi.

LDK e bën publike përgjigjen për VV-në, e kërkon me ngulm kryeparlamentarin