Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë zyrtari i degës së kësaj partie në Prizren, Ridvan Hoxha, njofton Insajderi.
Hoxha vdiq të mërkurën e 21 prillit dhe LDK shprehu ngushllime për familjarët e të ndjerit, duke thënë se do të mbahet mend për kontibutin e tij në jetën publike dhe në arsimimin e brezave.
“Do të na mungoi prezenca jote në takime e aktivitete, do të na mungojnë propozimet, idetë e kritikat tua konstruktive. E vështirë për ta besuar se nuk do të jesh më në mesin tone”, thuhet në kumtesën e LDK-së në Prizren.
Hoxha kishte filluar me punën si mësimdhënës në shkollën fillore “Dëshmorët e Zhurit”, pastaj si mësimdhënës dhe drejtor i Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren, e më pas u pasua me aktivitetin politik dhe atë sportive duke qenë aktiv edhe si futbollist, trajner dhe drejtues i KF “Vëllazëria” të Zhurit. Një kohë ka kontribuar edhe si drejtues i KF “Liria”. /Insajderi.com