
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Arban Abrashi, ka folur për mundësinë e bashkëpunimit të LDK-së me ndonjë parti pas zgjedhjeve.
Ai ka thënë në Klan Kosova se LDK-ja ka vija të kuqe vetëm për Partinë Demokratike të Kosovës.
I pyetur se a mund të ketë ndonjë bashkëpunim të LDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve, Abrashi nuk e ka përjashtuar një mundësi të tillë.
“Nuk e hedhim poshtë”, ka thënë ai.
Më tutje Abrashi ka thënë se partitë në koalicion tani për tani po mendojnë vetëm të dalin fitues në zgjedhjet e 11 qershorit.
“E rëndësishme është të dalim fitues, pastaj shohim”, ka thënë ai.