
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të mbajë konferencë për media në orën 20:00, njofton Insajderi.
Konferenca vjen pas zhvillimeve rreth amandamentimit të Ligjit për Zgjedhjet, i cili u miratua në mbledhjen e sotme të Qeverisë, të mbajtur në orën 19:00.
Kjo konferencë është paralajmëruar nga LDK nëpërmjet një postimi në llogarinë e tyre në Facebook, ku iu është bërë thirrje mediave të jenë të pranishme.
“Sonte (e premte), më datë 2 prill 2021, në orën 20:00, kryetari i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku, mban konferencë për medie. Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së”, thuhet në njoftimin e LDK-së. /Insajderi.com