Lidhja Demokratike e Kosovës e ka kundërshtuar ofertën e re të Lëvizjes Vetëvendosje, 2 " />

LDK paralajmëron VV-në: Shqyrto pozicionet e tjera

LDK paralajmëron VV-në: Shqyrto pozicionet e tjera

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka kundërshtuar ofertën e re të Lëvizjes Vetëvendosje, 2 ministri më shumë në mënyrë që VV ta mbajë Kryeparlamentarin.

Këto deklarime i ka bërë sot nënkryetari i saj, Agim Veliu, pas mbledhjes së Kryesisë.

Veliu deklaroi para medieve se nuk e kanë shikuar këtë ofertë ndërsa janë duke pritur nga VV ta rishikojë ofertën e tyre, 2 ministri, Kryeparlamentarin dhe besimin për postin e Presidentit.

“Për punën e ministrive jemi marrë vesh, 2 do t’i marrim. Ne po presim nga VV që të deklarohet nga oferta jonë, Kryeparlamentari dhe pesë ministri. Kjo ofertë qëndron”, ka deklaruar Veliu.

Veliu gjatë këtij komunikimi me medie ka përçuar mesazhin drejtuar VV-së se këta të fundit ose duhet pranuar ofertën e LDK-së, ose të shoh për pozicione të tjera, pa LDK-në.

Gazeta Online Insajderi ka raportuar gjatë ditës së sotme se Lëvizja Vetëvendosje ua ka ofruar LDK-së dy ministry më shumë, më këmbim të Kryparlamentarit

Propozimi i është bërë të premten në shtëpinë e Mustafës në Prapashticë i njohur sipas epitetit të Kurtit si “Rançi i Mustafës”.