LDK për komunikatat e fshira nga VV: Qytetarët nuk harrojnë

LDK për komunikatat e fshira nga VV: Qytetarët nuk harrojnë

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardita Dushi, ka deklaruar se “qytetarët nuk harrojnë”, pasi Lëvizja Vetëvendosje ka fshirë deklaratat partiake nga viti 2005 deri në 2014.

Ajo shtoi se “historia nuk është statut. partiak”, përcjell Insajderi.

“Qytetarë nuk harrojnë- pavarësisht se a hiqen ato deklarata nga webfaqet. Historia nuk është statut partiak dhe nuk mund të ndryshohet sa herë që kokat e “plenumit” mendojnë ta vënë atë në shërbim te tyre për një grusht vota”, ka shkruar ajo në Facebook.

Është raportuar se Lëvizja Vetëvendosje ka fshirë komunikatat zyrtare nga viti 2005-2014. /Insajderi.com