LDK për takimin me LVV-në: I shpalosëm qëndrimet tona, të balancuara për të dy palët

LDK për takimin me LVV-në: I shpalosëm qëndrimet tona, të balancuara për të dy palët

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas takimit që e pati sot me Lëvizjen Vetëvendosje.

LDK ka thënë se qëndrimet e tyre nuk kanë ndryshuar as në këtë takim.

“Në takimin e sotëm kemi shpalosur qëndrimet tona, tashmë të njohura dhe publike për opinionin. Konsiderojmë që këto qëndrime janë të balancuara për të dy palët dhe që i shërbejnë stabilitetit të qeverisjes së vendit”, ka njoftuar LDK.

Edhe në këtë takim dy palët nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për koalicion.

Nesër do të ketë përsëri takim, por kësaj radhe pjesëmarrës me kërkesë të Albin Kurtit janë edhe ambasadorët e shteteve të Kuintit dhe Shefja e Misionit të BE-së. /Insajderi.com