LDK përjashton çdo mundësi koalicioni me PDK-në

LDK përjashton çdo mundësi koalicioni me PDK-në

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Avdullah Hoti ka thënë se subjekti që ai përfaqëson nuk do të bëjë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Në një intervistë me Zërin e Amerikës, Hoti ka thënë se dalja e mundshme në opozitë e PDK-së, “do ta çlironte shtetin nga ngulfatja.”

“Unë besoj që do të arrijmë të kemi një fitore të thellë dhe shpejt të themelojmë parlamentin, qeverinë dhe institucionet tjera. Ajo që është e rëndësishme është që Partia Demokratike e Kosovës të dalë në opozitë për një kohë të gjatë për t’i liruar institucionet e vendit nga një ngulftaje që ka ndodhë tash e sa vite. Kjo është, mendoj, në interes të qytetarëve të Kosovës dhe shtetit të Kosovës”, ka thënë Hoti,

I pyetur se “a do të thotë kjo se në rast që detyroheni të shkoni në koalicion qeverisës PDK është e përjashtuar?”, Hoti ka thënë: “Jemi të vendosur që PDK-në ta nxjerrim në opozitë për një kohë të gjatë”. /Insajderi.com