“LDK po e përkrah fshehurazi PDK-në në Rahovec”

“LDK po e përkrah fshehurazi PDK-në në Rahovec”

Bekim Kabashi, kryeredaktor i Gazetës “Metro”, ka marrë pjesë në Debat-D në RTV Dukagjini ku është diskutuar për rundin e dytë të balotazhit për Zgjedhjet Lokale.

Kabashi ka thënë se ndonëse në komunën e Rahovecit nuk ka koalicioni, LDK po e përkrah fshehurazi kandidatin e PDK-së.

“Në Rahovec nuk ka koalicione por ajo që dihet është se LDK në heshtje mbështet PDK-në pasi që ka qenë edhe në koalicion në mandatin e kaluar në këtë komunë”.

“Nuk do të thotë që elektorati e voton detyrimisht, por edhe elektorati i LDK-së dihet që mund të konsiderohet si më i afërt me AAK-në se sa me PDK-në”, është shprehur Kabashi./Insajderi.com