LDK prezanton sloganin “Shteti, Shtet” për zgjedhjet e 14 shkurtit

LDK prezanton sloganin “Shteti, Shtet” për zgjedhjet e 14 shkurtit

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike tw Kosovws, Avdullah Hoti, përmes një video të postuar në Facebook, ka bërë të ditur se në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojnë me sloganin “shteti, shtet”, njofton Insajderi.

Ai tutje ka thënë se gjatë kohës së qeverisjes së tij, Kosova është renditur në vendet që kanë menaxhuar më së mirë me pandeminë.

Hoti deklaron se kanë nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, për të cilën thotë se e ka kthyer Kosovën në nyje gjeopolitike.

“Ne edhe pse me resurse të pakta shëndetësore renditemi në vendet që kanë menaxhuar më së miri pandeminë. Ndihmuam shëndetësinë, komunat, arsimin, familjet në asistencë sociale. Kemi rivendosur miqësitë me vendet mike. Kemi nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardh që e kthen shteti tonë në nyje gjeopolitike. Unë jam i vendosur për thellim të miqësive dhe jo selektim të miqve dhe izolim të shtetit. Ne nuk lejojmë që të sfidohet demokracia e fjala e lirë”, ka thënë ai./Insajderi.com