LDK publikon emrin e kandidatit për kryetar të Rahovecit

LDK publikon emrin e kandidatit për kryetar të Rahovecit

Lidhja Demokratike e Kosovës, do ta ketë Burim Krasniqin kandidat për kryetar të Rahovecit.

Lajmin e ka kumtuar, Avdullah Hoti – i cili vjen nga Komuna e Rahovecit, raporton Insajderi.

“Z. Krasniqi, magjistër i shkencave dhe veprimtar shumëvjeçar i Degës, do na prijë në zgjedhjet lokale në vjeshtë. Jam i bindur se me mbështetjen që ka, z. Krasniqi do ta marrë besimin e qytetarëve për të udhëhequr me Komunën e Rahovecit. Në këtë proces, të gjithë do t’i qëndrojmë në mbështetje gjatë gjithë kohës”, ka shkruar Hoti në Facebook.

“Kryetari i Degës z.Krasniqi, në konsultim me nëndegët, së shpejti e përpilon listën e kandidatëve për këshilltarë të Kuvendit Komunal, të cilët do të jenë në ekipin e tij të qeverisjes komunale. Bashkë me ta do të jemi në konsultime me qytetarë në secilin lokalitet, si në qytet të Rahovecit ashtu edhe në të gjitha fshatrat”.

Rahoveci qeveriset nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por në zgjedhjet e 14 shkurtit më së shumti vota fitoi Lëvizja Vetëvendosje në këtë komunë. /Insajderi.com