Lidhja Demokratike Kosovës ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës. LDK po e konsideron vitin 2022 si vit të vështirë në aspektin ekonomik
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami në një konferencë për medie ka kritikuar edhe shpërndarjen e 100 eurove për disa kategori në Kosovë. Ajo ka thënë se nga këto mjete nuk përfshihen të papunët.
“Nuk ka artikull nga shporta e konsumatorit, çmimi i të cilit nuk është dyfishuar dhe në shumë sektorë ka përkeqësim të gjendjes. Qytetarët ndjehen të diskriminuar. Me pakon 100 milionë euro ku qeveria kërkon zgjidhje për krizë ekonomike la jashtë të papunët. Pasi dyfishoi çmimin e energjisë dhe kur inflacioni arriti shifrat dy shifrore me shumën prej 100 euro po mundohet të ndihmojë sektorin publik e privat”, tha Bajrami.
LDK ka thënë se është e domosdoshme heqja e tatimit mbi artikujt bazë, dhe akcizës sa i përket energjisë. Qeveria duhet të hartojë politika tatimore që të tërheq investime të huaja por nuk janë marrë parasysh tha më tutje Bajrami./Insajderi.com