LDK reagon dhe jep një qëndrim për arrestimin e 6 gylenistëve

LDK reagon dhe jep një qëndrim për arrestimin e 6 gylenistëve

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media kanë njoftuar se do të ftojë në raportim urgjent Ministrin e Punëve të Jashtme, Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Ministrin e Drejtësisë, për ta njoftuar Kuvendin lidhur me deportimin e gjashtë gylenistëve.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka thënë se rasti i arrestimit dhe ekstradimit të 6 shtetasve turq kërkon trajtim të vëmendshëm, për shkak të natyrës specifike të këtij rasti, por edhe për shkak të dyshimeve për motivin e anashkalimit të procedurave ligjore të aplikueshme për rastet e ekstradimeve të shtetasve të huaj.

Reagimi i LDK-së:

Konventat ndërkombëtare nga fusha e të drejtave të njeriut janë pjesë e Kushtetutës se Republikës se Kosovës. Çdo anashkalim i këtyre konventave është edhe shkelje e Kushtetutës se Kosovës.

LDK do të ftojë në raportim urgjent, Ministrin e Punëve të Jashtme, Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Ministrin e Drejtësisë, për ta njoftuar Kuvendin lidhur me deportimin e 6 shtetasve të huaj.

Vetëm respektimi i plotë i instrumenteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut mund të shërbejë për avancimin e raporteve bilaterale me shtetet mike.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) shprehë shqetësimin e saj me gjendjen e krijuar në Kosovë, ditët e fundit, kur është shpërfaqur mungesa e theksuar e koordinimit institucional.

LDK-ja u bën thirrje bartësve të institucioneve të Republikës së Kosovës, të ndërprejnë praktikat e përdorimit të institucioneve për larjen e hesapeve ndërmjet tyre.

Institucionet e Republikës së Kosovës, si institucione të një shteti të pavarur dhe demokratik, duhet të zbatojnë me përpikëri Kushtetutën e vendit dhe të gjitha veprimet duhet t’i ndërmarrin në pajtim edhe me obligimet që dalin nga e drejta ndërkombëtare dhe konventat ndërkombëtare.

Rasti i arrestimit dhe ekstradimit të 6 shtetasve turq kërkon trajtim të vëmendshëm, për shkak të natyrës specifike të këtij rasti, por edhe për shkak të dyshimeve për motivin e anashkalimit të procedurave ligjore të aplikueshme për rastet e ekstradimeve të shtetasve të huaj.

LDK-ja, si gjithmonë, mbetet e përkushtuar për të dhënë kontributin e saj në drejtim të stabilitetit institucional dhe ruajtjes e kultivimit të frymës pro-perëndimore të Republikës së Kosovës.