LDK reagon për ‘diskursin ofendues’ ndaj deputeteve Rugova e Maloku

LDK reagon për ‘diskursin ofendues’ ndaj deputeteve Rugova e Maloku

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar të shtunën për siç thonë “diskursin ofendues dhe fyerjet e ulëta të eksponentëve të opozitës ndaj deputetëve dhe zyrtarëve të LDK-së, e në veçanti ndaj deputeteve Teuta Rugova dhe Doruntina Maloku.”

Përmes një komunikate për media, LDK thotë se fjalët e rënda drejtuar deputetëve të kësaj partie janë si pasojë e frustrimit të opozitës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se fjalët e rënda dhe etiketimet denigruese që zyrtarë të partive në opozitë i kanë adresuar ndaj deputetëve të LDK-së, janë shprehje e frustrimit të tyre, si pasojë e disfatës së kauzës së tyre fiktive e antiperëndimore”, thuhet në reagim.

Ky reagim i LDK-së vije pasi që deputetet Teuta Rugova dhe Doruntina Maloku u kritikuan pasi që qëndruan në sallë gjatë zgjedhjes së Hashim Thaçit si president i vendit, duke i mundësuar atij kuroim prej 80 deputetësh.

Kritikat ndaj tyre erdhën meqë Teuta Rugova është e bija e ish-presidenti Ibrahim Rugova, i cili nuk ka pasur marrëdhnië të mira me presidentin e zgjedhur, Hashim Thaçi.  Ndërsa Maloku u kritikua meqë disa kohë para mbajtjes së seancës zgjedhore kishte deklaruar se nuk do të jetë prezente në sallë.  Ajo po ashtu njihet per kritika të shumta drejtuar Shërbimit Inteligjent të Kosovës i cili është drejtuar nga anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Sa i përket ofendimeve rrugaçërore të deputetit, lidhur me buqetën e luleve, LDK-ja është e bindur se ai, duke u bazuar në të kaluarën e tij familjare, lidhjet e fuqishme të familjes së tij me shtetin fqinj, një buqetë të tillë me shumë dëshirë do ta vendoste te varri i kasapit të Ballkanit, mikut të familjes së tij, Millosheviq, regjimin kriminal të të cilit e mposhti populli i Kosovës, i prirë nga LDK-ja në krye me Ibrahim Rugovën”, thuhet ne reagim duke iu referuar komenteve të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili./Insajderi