LDK: Rrugën evropiane s’mund ta nëpërkëmbin politikanë të papërgjegjshëm

LDK: Rrugën evropiane s’mund ta nëpërkëmbin politikanë të papërgjegjshëm

Lidhja Demokratike e Kosovës, vazhdon të kërkojë zgjedhje të parakohshme në vend.

Avdullah Hoti, shef i deputetëve të kësaj partie, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova po sfidohet nga një klasë politike në shkuarje.

Ai ka shtuar se përpjekjet shekullore për liri dhe pavarësi dhe Kosovën evropiane nuk mund ta nëpërkëmbin disa politikanë të papërgjegjshëm.

“28 vjet te LDK-se ne Prizren. Urime Kryetarit te Deges dr.Haxhi Avdylit, veprimtareve e aktivisteve te shumte. Per tri dekada, LDK-ja ka mbajtur te pa lekundur orientimin pro-evropian te Kosoves. Tash ne 10 vjetorin e pavaresise, kur shteti i ri Kosoves po sfidohet nga nje klase politike ne shkuarje, LDK ka dale ne krye te proceseve per te garantuar qytetaret dhe miqte nderkombetate se perpjekjet shekullore per liri e pavaresi dhe per Kosoven evropiane nuk mund te neperkemben nga disa politikane te papergjegjshem”, ka shkruar Hoti.