Lidhja Demokratike e Kosovës, ka hedhur akuza të rënda mbi “RTV Dukagjinin”, duke e quajtur si “propaganduese” në shërbim të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ky reagim i partisë së Isa Mustafës, vjen pasi në këtë televizion u prezantua një sondazh ku Lëvizja Vetëvendosje fiton 54% të votave.
Ky subjekt politik ka shtuar se në rast se kjo vazhdon atëherë LDK “do të rikonsiderojë” bashkëpunimin me ketë televizion.
“LDK fton qytetarët të mos bien në kurthin propagandistik të TV Dukagjinit dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në kumtesën e LDK-së.
Të mërkurën edhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka hedhur akuza të rënda për televizionin e drejtuar nga Ekrem Lluka. /Insajderi.com
Është bërë tashmë e zakonshme që televizioni me shtrirje nacionale, RTV Dukagjini, përdorë të gjithë potencialin e vet…
Posted by Lidhja Demokratike e Kosovës on Thursday, 21 January 2021