Të hënën do të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovë për miratimin e buxhetit për vitin 2021, njofton Insajderi.
Këtë e ka bërë të ditur Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gash.
“Me kërkesë të mbi 40 deputetëve nënshkrues, diten e hënë në ora 11:00 mbahet seanca e jashtëzakonshme për aprovimin e ligjit për ndarjet buxhetore, po ashtu në rend dite është edhe miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare që janë në procedurë. Pastaj shkojmë në zgjedhje!”, ka njoftuar ai./Insajderi.com