Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të ketë mandat dy vjet, pra deri në gusht të vitit 2023, njofton Insajderi.
Kështu kanë bërë të ditur nga kjo parti, përmes një postimi në Facebook, ku kanë njoftuar se janë duke i kryer përgatitjet për Kuvendin ku pritet të zgjidhet kryetari.
“Konsultat nëpër degë, me anëtarësinë dhe me strukturat e LDK-së për kandidaturat për kryetar do të zhvillohen deri në fund të këtij muaji. Propozimet mund t’i përcillen Sekretarit të LDK-së, për Komisionin Kandidues. Procesi i propozimeve, të cilat i përcillen Kuvendit është i hapur dhe pa asnjë ndërhyrje nga organet e LDK-së”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Ndryshe, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të LDK-së, pas rezultatit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit./Insajderi.com