LDK u bën thirrje qytetarëve: Votoni pa asnjë ndikim

LDK u bën thirrje qytetarëve: Votoni pa asnjë ndikim

Lidhja Demokratike e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet nacionale pa asnjë ndikim, njofton Insajderi.

Zëdhënësja e shtabit të kësaj partie, Ardita Dushi tha që LDK, ka përcjellur me kujdes procesin zgjedhor dhe deri tani nuk kanë vërejtur parregullsi.

Ajo po ashtu ka thënë se përkundër përkundër kushteve atmosferike, dalja e qytetarëve është e afërt me ato të zgjedhjeve të kaluara të gjashtë tetorit.

“Dalja e votuesve përkundër kushteve të vështira atmosferike po vazhdon të jetë në përputhje me trendin e zakonshëm. Edhe brenda qendrave të votimit të ketë rend dhe LDK u bën thirrje gjithë qytetarëve që ta ushtrojnë të drejtën e tyre pa asnjë ndikim”, ka thënë Dushi./Insajderi.com