Gazeta e njohur franceze “Le Figaro” ka raportuar për arrestimin e ish-kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, duke treguar se ai është arrestuar bazuar në një fletëarrest të Serbisë, për krime lufte.
Sipas gazetës, Haradinaj është arrestuar nga Policia kufitare në aeroportin Basel-Mulhouse-Friburg, pas burimeve të policisë franceze.
“Haradinaj është arrestuar pasi ka dalë nga aeroplani duke kaluar proceduar kufitare në Aeroport dhe më pas është dërguar për tu paraqitur në Zyrën e Prokurorit Publik në Muhouse (Haut Rhin)”, shkruan gazeta franceze.
Një mandat arresti ndërkombëtarë, raporton gazeta, është lëshuar në vitin 2004 nga ana e Serbisë, teksa tregohet se Haradinaj ishte gjykuar dy herë në Tribunalin e Hagës duke u shpallur i pafajshëm nën akuzën për krime lufte.