“Le të na mëshojnë” – kryeministri flet për ‘rrëzimin e qeverisë’ nga opozita

“Le të na mëshojnë” – kryeministri flet për ‘rrëzimin e qeverisë’ nga opozita

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se është i gatshëm të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.

Duke folur për opozitën, ai tha se nëse ata e shohin se Qeveria po bën punë të keqe, “le të na mëshojnë”.

“Unë jam i interesuar të gjejë gjuhë të përbashkët me opozitën”, tha Haradinaj në një intervistë për Interaktiv të KTV-së.

“Është e drejtë e tyre që të vazhdojnë me mocionin e mosbesimit”, tha Haradinaj duke iu referuar paralajmërimit për rrëzim të Qeverisë nga LDK.

“Kushdo që e vlerëson se duhet të shkojmë në zgjedhje, unë jam i gatshëm. Është e mirëpritur”, u shpreh ai.