“Legalizimi i kanabisit pjesë e zgjedhjeve të ardhshme”

“Legalizimi i kanabisit pjesë e zgjedhjeve të ardhshme”

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme që pritet të zhvillohen në mes të vitit 2021, një ndër pikat e programit të Partisë Zgjidhja do të jetë legalizimi i kanabisit.

I ftuar në emisionin ‘Java’ në TVSH 2, Kokëdhima theksoi se kanabisi mund të përdoret për kurimin e qindra sëmundjeve. “Absolutisht që do kërkojmë legalizimin e kanabisit”, i tha Kokëdhima pyetjes së analistit Preç Zogaj.

Kanabizimin e vendit, veçanërisht gjatë periudhës 2014-2016, ai e cilësoi si një plan të mirë-menduar nga qeveria teksa tregoi edhe mënyrën se si ka funksionuar i gjithë procesi.

“Kanabizimi nuk u bë nga populli apo nga fshatarët, por ishte një plan i mirë-menduar që u bë nga qeveria e Shqipërisë. U bë nga drejtorët e policisë, shefat dhe Ministri i Brendshëm [Saimir Tahiri] me lejen e kreu të qeverisë. Nuk është deduksion. Nuk bëhej asgje pa lejen paraprake të Policisë së Shtetit. Ngastrat prisheshin me urdhër nga lart”, përfundoi Kokëdhima./JN/