Legjenda e Trepçës, Artan Mehmeti, i infektuar me COVID-19 tregon për Insajderi.com gjendjen e tij

Ish-basketbollisti, Artan Mehmeti, ka treguar për gjendjen e tij me COVID-19

Legjenda e Trepçës, Artan Mehmeti, i infektuar me COVID-19 tregon për Insajderi.com gjendjen e tij

Ish-basketbollisti i Trepçës, Artan Mehmeti, i cili në vitin 2001 ishte shpallur basketbollisti më i mirë në Kosovë, ka rezultuar pozitiv me Coronavirus. Ai ka treguar për Insajderi.com për gjendjen e tij momentale shëndetësore.

Mehmeti në një postim në Facebook kishte lajmëruar tifozët e tij dhe miqtë se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, bashkë me gruan dhe djalin, ndërsa vajza kishte dalur negativ në testimin për Coronavirus.

Artan Mehmeti për Insajderi.com thotë se gjendja e tij është stabile dhe se shumë shpejt do t’i kthehet jetës normale.

“Prej të hënës së kaluar kam rezultuar pozitiv në testin pēr COVID 19. Gjendja ime shëndetësore prej fillimit e deri në këto momentale është shumë e mirë. Nuk kam ndonjë telashe, simptoma nuk kam, jam duke e kaluar me lehtësi. Jam në ditët e fundit të vetëizolimit dhe shumë shpejt do t’i kthehem jetës normale”, ka thënë Mehmeti.

COVID-19 në muajin e fundit është përhapur dukshëm në Kosovë, madje për këtë kanë filluar masat rigoroze në parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme së Coronavirusit. /Insajderi.com/