Lehtësohen disa masa anti-COVID nëpër burgje

Lehtësohen disa masa anti-COVID nëpër burgje

Shërbimi Korrektues i Kosovës  do të fillojë me hapat e radhës të lehtësimit të masave mbrojtëse kundër COVID-19 në këto institucione.

Nga data 14.09.2020 do të fillojë me lejimin e vikendeve për dënuarit, e po ashtu për vizitat familjare do të lejojë dy persona të rritur dhe fëmijët.

Në një komunikatë për media thuhet se gjatë vizitës së tyre, secili familjar është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete të bartë maskë mbrojtëse.

Ky hap u ndërmor bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.

Ndryshe, Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se do të mbajë të informuar opinionin publik dhe familjarët e të burgosurve rreth hapave në vazhdim.  /Insajderi.com