Lehtësohen masat kundër COVID-19 në burgje

Lehtësohen masat kundër COVID-19 në burgje

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se nga data 21 qershor do të lehtësojë disa nga masat kundër përhapjes së Coronavirusit në burgjet e vendit, përcjell Insajderi.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë në koordinim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve dhe bazuar në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme me pandeminë në vend.

“Numri i vizitorëve për një të burgosur do të lejohet sipas rregullave për rendin shtëpiak, ndërsa maskat do të vazhdojnë të mbeten në fuqi gjatë vizitave; Karantina hiqet në të gjitha institucionet korrektuese, i burgosurit mund të veçohet nga të tjerët vetëm atëherë kur mjeku konstaton se i njëjti ka simptoma të Covid 19 apo ndonjë arsye tjetër shëndetësore; Në institucionin e tipit të hapur lejohen të dënuarit që të punojnë jashtë institucioneve korrektuese sipas Udhëzimit Administrativ MD-NR 02/2019; Sistemi i komunikimit virtual Skype do të përdoret vetëm për rastet kur një i burgosur nuk ka vizita apo është shtetas i huaj dhe nuk mund të vizitohet nga familja”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Tutje, SHKK thotë se do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim./Insajderi.com