Lehtësohen masat kundër COVID-19

Lehtësohen masat kundër COVID-19

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave kundër përhapjes së Coronavirusit, njofton Insajderi.

Sipas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë, komunat do të vazhdojnë të kategorizohen në tri grupe sipas rrezikut nga përhapja e infeksionit në komunat me rrezik të ulët ato që kanë deri në 75 persona të infektuar me koronavirus për 100 mijë banorë brenda një jave, ato të rrezikut të mesme me 76 deri 150 të infektuar për 100 mijë banorë brenda një jave dhe komunat me rrezik të lartë me mbi 150 të infektuar për 100 mijë banorë brenda javës.

Te komunat me rrezik të ulët dhe të mesëm, operatorëve ekonomikë u lejohet puna deri në orën 22:00, ndërsa pas saj me shërbimin “merre me vete”. Nuk do të ketë pengesë për lëvizjen e qytetarëve.

Te ato me rrezik të lartë, komunat në zonë të kuqe, lëvizja e qytetarëve lejohet deri në orën 21:30, ndërsa nuk mund të ketë lëvizje mes orës 21:30 deri në orën 05:00.

Në vendimin e marrë nga Qeveria, në mbledhjen e mbajtur online të enjten në mbrëmje, theksohet se qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë e që vijnë nga vendet me rrezik të lartë, duhet të kenë testin PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit.

Personave mbi moshën 65-vjeçare u lejohet dalja nga shtëpia vetëm gjatë orarit 6:00 – 10:00 dhe 16:00 – 19:00.

Ndalohen tubimet në jo më shumë se 50 persona./Insajderi.com