Partia e kandidatit për kryeministër, AAK-ja e Ramush Haradinajt e ka kryer punën me emërimin e dy ministrave në dy ministritë që i ka marrë të udhëheqë në këtë mandat.
AAK-ja do të udhëheqë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe atë të Forcës së Sigurisë.
Pal Lekaj do të udhëheqë Ministrinë e Infrastrukturës ndërsa kolegu i tij, Rrustem Berisha do të udhëheqë Ministrinë e Forcës së Sigurisë.
Lajmin ia ka konfirmuar Insajderit, vet Pal Lekaj i cili do të zëvendësojë Lutfi Zharkun nga LDK-ja që në Qeverinë Mustafa ka udhëhequr me këtë ministri. Zharku u zëvëndësua nga zëvendësministri Hanefi Muharremi, pasi Zharku hyri në Kuvend.
E Berisha do të zëvendësoj ish-ministrin Haki Demolli. Ministria e FSK-së është një nga më të rëndësishme, për shkak të rolit që ka në procesin e transformimit të FSK-së në ushtri, proces ky i nisur nga presidenti Hashim Thaçi por që u pauza për shkak të pamundësisë që të bindet Lista Serbe./Insajderi.com