Lekaj: Do të befasoheni nga rezultati i AAK-së

Lekaj: Do të befasoheni nga rezultati i AAK-së

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se do të jetë “befasi” rezultati i AAK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai për Epoka e Re, ka thënë se presin një mbështetje masive.

“Presim mbështetje masive si kurrë më parë në këto zgjedhje. Nuk merremi shumë me sondazhe. Ne jemi duke vazhduar punën në terren dhe besoj se do të befasoheni nga rezultati që do të korrë AAK-ja më 14 shkurt”, tha Lekaj.

Nënkryetari i AAK-së ka përmendur edhe arsyet pse qytetarët “duhet ta votojnë” këtë subjekt politik.

“Programi i AAK-së në këto zgjedhje përmban aspektin ekonomik të rimëkëmbjes që është duke lënguar nga pasojat e Covid-19 dhe aspektin politik të prosperitetit dhe avancimit të Kosovës në rrugën euroatlantike. Këto janë dy arsyet kryesore që votuesit duhet ta votojnë AAK-në”. /Insajderi.com