Lekaj, do të vizitojë nesër punimet në zgjatjen e pistës së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”

Lekaj, do të vizitojë nesër punimet në zgjatjen e pistës së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, të premtën (19.09.2018), do të vizitojë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Me këtë rast Ministri Lekaj do të vizitojë punimet që kanë filluar në zgjatjen e pistës së aeroportit.

Agjenda e Ministrit Lekaj për këtë vizitë është si në vijim:

11:00   Arritja në aeroport

11:05   Takim me drejtuesit e ANP “Adem Jashari”

11:35   Vizitë punimeve në zgjatjen e pistës

12:00   Prononcim për medie nga vendi ku po zhvillohen punimet

Me qëllim të organizimit të qasjes së medieve në hapësirat e aeroportit, lusim të konfirmoni pjesëmarrjen e ekipeve tuaja në këtë aktivitet.

Ekipet të jenë prezente në ANP “Adem Jashari”, në 10:45.