
Istogu shumë shpejt pritet të bëhet qendër e njohur turistike. Ardhja në Qeveri e Ramush Haradinajt pritet të rikthejë në hartë bukuritë që ka Rrafshi i Dukagjinit.

Kështu ka premtuar kandidai për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj. Bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, Dreshaj ka dhënë lajmin e madh për Istogun, nisjen e dy rrugëve malore, atë nga Lubozhda deri në Shymek, dhe rrugën nga Istogu deri në Bjeshkën e Moknës.

Rruga është premtuar se do të jetë e cilësisë tejet të lartë me gjerësi 6 metra. Pal Lekaj i ka garantuar istogasit se këto projekte do të nisin në qershor të vitit të ardhshëm.