Lekaj: Gazetarët janë për të raportuar, jo të shtyhen nga garda e kryeministrit

Lekaj: Gazetarët janë për të raportuar, jo të shtyhen nga garda e kryeministrit

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka akuzuar kryeministrin, Isa Mustafa që po bën sjellje të pahijshme përmes rojeve karshi gazetarëve.

“Kryeministri i Kosovës i revoltuar nga ajo çka e pret në Kuvend, përmes rojeve të tij po bënë sjellje aspak të hijshme në raport me gazetarët. Gazetarët janë në Kuvend të Kosovës për të raportuar lidhur me zhvillimet, e jo të shtyhen nga garda e kryeministrit në shkarkim”, ka shkruar Lekaj në Facebook

Ky reagim i Lekajt vjen pasi roja i kryeministrit Isa Mustafa ka shtyrë gazetarin e Klan Kosovës.

Pak para nisjes së seancës së sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, gazetarët nuk janë lejuar të hyjnë brenda në objekt.

Në seancën e sotme pritet të votohet për pikën e vetme të rendit të ditës, mocionin e iniciuar nga opozita për rrëzimin e Qeverisë Mustafa. /Insjaderi.com