Lekaj krenohet me investimet në rrugët e Kosovës, thotë se nuk do të ketë më rrëshqitje të dheut

Lekaj krenohet me investimet në rrugët e Kosovës, thotë se nuk do të ketë më rrëshqitje të dheut

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se gajtë javës do të nisë disa intervenime në rrugët e Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lekaj ka shkruar se do të vendoset sinjalistika dhe ndriçimi dhe rrugët e Kosovës do të kenë pamjen më të bukur në rajon.

“Nga java e ardhshme, do të shihen ndërhyrje dhe rregullim uniform të Autostradave, rrugëve Rajonale dhe Regjionale në sinjalistikë dhe ndriçim, kontratat u nënshkruan sot, pasë mungesës thuajse dy vjeçare”.

“Poashtu shumë shpejt do të kemi rrugët me pamjet me të bukura në rajon, kuptohet këto investime do të shkojnë edhe në rritjen e sigurisë së brezit rrugorë, që i bjen edhe mbrojtje e investimeve e siguri për qytetarët që të mos ndodhin rrëshqitje të dheut. S’do të ketë më rrugë “qorre”, as pa ndriçim dhe pa sinjalizim të plotë”, ka shkruar Lekaj.