“Për dallim nga VV, unë po i përmendi të gjithë luftëtarët e lirisë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati e komandant Cali”.
Ishte akuza e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, në drejtim të deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Insajderi.
Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë plenare, ku deputetët e LVV-së folën edhe për Gjykatën Speciale.
Shefi i Grupit Parlamentar të këtij subjekti politik, Rexhep Selimi, gjendet në Hagë pas aktakzuës nga Dhomat e Specializuara. /Insajderi.com