
Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj i është drejtuar me një letër presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa lidhur më rastin e liderit të tij Ramush Haradinajt.
Lekaj në fillim të letrës i është drejtohet me “pashallarë” kryeministrit Isa Mustafa dhe presidentit Hashim Thaçi.
Ai ka shprehur brengën e tij për mosreagimin e institucioneve të Kosovës lidhur me arrestimin e liderit Haradinajt nga autoritetet në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.
“Heshtja juaj përballë një situate të dyshimtë, përballë një njeriu që është i pastërt si loti, siç është z.Haradinaj që me dinjitet e ka mbrojtur Kosovën dhe të drejtën e saj për liri e pavarësi, sa herë që i është kërkuar, edhe atë nga sistemi me i lartë i drejtësisë ndërkombëtare, është shenjë se ju, ose jeni të paaftë të bëni atë çka është e nevojshme, siç veprojnë të gjithë udhëheqësit e shteteve demokratike, kur cenohet e drejta për të lëvizur për qytetarët e tyre”, shkruan Lekaj.
Lekaj, i cili ka thënë se mos reagimi i tyre tregon se në njëfarë mënyre ata janë pajtuar, që ish-kryeministri, Ramush Haradinaj të vazhdojë të mbetet edhe me tutje në Francë, ka drejtuar disa pyetje ndaj Mustafës e Thaçit.
“Përvec disa deklarimeve (të dobëta, e për më teper qesharake) në facebook, a keni provuar të vendosni kontakte direkte më homologët e juaj Francez, Presidentin, Fransua Hollande dhe Kryeministrin, Bernard Cazeneuve për t’ua spjeguar atyre situaten reale për rastin e ndalimit të z.Haradinaj, për t’iu treguar pse ekzistojnë ato fletëarreste ende në interpoll?”, shkruan ai.
Më tej letra e Lekajt vazhdon me këto pyetje:
Nese nuk keni biseduar me homologët tuaj Francez, pse nuk e keni bërë një gjë të tillë?
Si me marrë ne ketë mos veprim tuajin direkt me homologët tuaj?
Pajtim, apo pafuqi, nësë jeni pajtuar, pse jeni pajtuar që z.Haradinaj të vazhdoj të jetë i ndaluar?
Nëse jeni të pafuqishëm, pse vazhdoni të qendroni në ato pozita kur nuk jeni në gjendje të mbroni qytetarët tuaj?
Apo ndoshta keni kontaktuar me të njëjtit, por ne nuk kemi informacione?
Nëse është se keni biseduar me ta, a mund ta dijë opinioni çfarë ju kanë thënë homologët tuaj francez?
Është e pakuptueshme, por më shumë e pafalshme se si (nuk)po veproni.
Në kohën kur do të duhej t’i bëhëj e kjartë Serbisë, që nuk ka tavolinë bisedimesh pa i pastruar listat e interpollit (një nga shumë kushtet tjera) nga fletëarrestet politike që i ka leshuar vetë, e duke i “harruar” ato që na i bënë para pakë ditëve, se ato që Serbia na i ka bërë gjatë luftës as që keni mendje për t’i kujtuar e gjuhë për t’i biseduar, ju më shumë qejf e pa aspak keqardhje u “përqafuat”, e u “darkuat” dhe ua zgjatët dorën e pajtimit e të nënshtrimit, homologëve serb.
Ajo çka sot jeni duke (mos)vepruar, me shumë se shpetim është vetkurthërim për Kosovën, me detyrat që po i merrni përsipër. Sjellja juaj prej vasali e humbja e kohës në Facebook duke mbrojtur njëri tjetrin e Serbinë dhe duke sulmuar qytetarët, opoziten, e duke tentuar t’i mbani të izoluar kundërshtarët politik, e ndersa qe problemet vazhdojnë të grumbullohen, nënkupton që situata po bëhet çdo ditë e me shperthyese.
E dikur do të bëhët vonë, s’do të keni ”uji për të shuar shpërthimin”!
Prishtinë,