Lekaj: Nuk ka vijë të kuqe për Vetëvendosjen

Lekaj: Nuk ka vijë të kuqe për Vetëvendosjen

Ish-ministri i Infrastrukturës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se nuk ka vijë të kuqe për Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.

“Nuk kemi nevojë të merremi me Kurtin pasi ai është në opozitë. Por nuk kemi ndonjë takim apo takime me VV’në. Por a do të ndodhin në të ardhmen? Nuk mund të them jo. Politika bëhet në të mirë të shtetit. Dhe ne nuk mund t’i mbyllim derën askujt”, tha Lekaj në T7, transmeton Insajderi.

Ai, gjithashtu tha se nuk është në dijeni nëse ka pasur ndonjë takim në mes të Ramush Haradinaj dhe Albin Kuri, për të diskutuar në lidhje me një bashkëpunim të mundshëm./Insajderi.com.