Lekaj: Opozita duhet të refuzojë çfarëdo ftese të Qeverisë për dialogun

Lekaj: Opozita duhet të refuzojë çfarëdo ftese të Qeverisë për dialogun

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se opozita duhet të refuzojë çfarëdo ftese të Qeverisë për dialogun me Serbinë.

Kjo pasi sipas Lekajt, Lëvizja Vetëvendosje ka injoruar partitë e tjera në formimin e institucioneve e për këtë duhet ta udhëheqësin të vetëm dialogun.

“Jo. Opozita duhet të refuzojë cfarëdo ftese apo pjesëmarrje që ka për qëllim dialogun me Serbinë sepse si Presidentja, si Kryeministri kanë përjashtuar opozitën nga çdo lloj konsultimi përgjatë procesit të formimit të institucioneve. Ata kanë zgjedhur që të udhëheqin të vetëm dhe e kanë shndërruar Kosovën në vend monist, andaj të vetëm t’i udhëheqin edhe bisedimet me Serbinë”, tha Lekaj për Klan Kosovën.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar vazhdimisht se do ta ftojë opozitën në ekipin për dialogun me Serbinë. /Insajderi.com