Lekaj: Vetëvendosje po e mbyt demokracinë në Kosovë

Lekaj: Vetëvendosje po e mbyt demokracinë në Kosovë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani po e vrasin demokracinë në Kosovë, njofton Insajderi.

Ai në emisionin DPT te Fidani është shprehur se ata do të duhej të bënin koalicion me ndonjë parti tjetër politike, në mënyrë që të mos udhëheqin me tre pozitat kryesore në vend.

Lekaj tutje ka shtuar se “nëse ne duam zhvillimin e demokracisë, edhe nëse i ki 100 për qind të votave duhet ta ftosh dikë, ndërsa VV po sillet keq për ta mbytur demokracinë për të udhëhequr me tre pozitat”.

“Sikur VV t’i kishte fituar 2/3 e votat do të ishte krejt tjetër. Qytetari nuk ka menduar ashtu, sepse ka mund të Aleanca mos t’i ketë as 7 për qind”, shtoi ai.

“Mbështetjen e ka pasur 50 për qind për të formuar qeverinë…Qytetari nuk ia ka dhënë atë fuqi që t’i ketë 2/3 në parlament. VV dhe Vjosa Osmani nuk janë për demokraci por për t’i rezervuar të gjitha pozitat shtetërore për veti”, theksoi Lekaj./Insajderi.com