
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka deklaruar se “Qeveria Kurti”, nuk duhet ta ketë “arrogancën e numrave”.
Ai kujtoi vitin 2017, kur opozita VV-AAK-NISMA, e kishin rrëzuar Qeverinë Mustafa.
“Qeveria Mustafa kishte 89 deputetë, por bashkë e rrëzuam edhe pse kishim 31 deputetë”, tha Lekaj.
Kuvendi i Kosovës po mban seancën për votimin e Qeverisë.
Lëvizja Vetëvendosje e ka mandatuar Albin Kurtin për kryeministër. Ky subjekt politik ka 58 deputëtë, shto deklarimet e deputetëve të komuniteteve pakicë joserbe të cilët do ta votojnë qeverinë e ardhshme. /Insajderi.com