Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka kërkuar nga LDK-ja që të distancohet nga mbajtja e Kuvendit të Forumit Rinor të LDK-së në ditën e Krishtlindjes.
Sa i përket polemikave të vazhdueshme me kryeministrin Mustafa, përmes rrjeteve sociale, Lekaj ka thënë se ato nuk janë personale, por janë bërë me qëllim mbrojtjen e parimeve dhe shtetit të Kosovës.
“Mustafa më shumë është hidhëruar pse e kam quajt bandit Gjuriqin”, tha Lekaj për Rrokum TV, njofton Insajderi.
Lekaj ka thënë se i ka mbet hatri që është ‘sulmuar” nga Mustafa në ditën e Krishtlindjes.
“Unë mendoj se si deputet i Kuvendit të Kosovës, janë fyer të gjithë qytetarëve dhe mua mbi viligje të Krishtlinjdeve. Ai për hir të respektit është dashur ta ketë parasysh ditën e Krishtlindjes, për këtë ditë të shenjtë për gjithë botën, ndërsa kryeministri gjen kohë që të më fyej për këtë fitë”, ka thënë ai.
Ish-Kryetari i Komunës së Gjakovës thotë se “është e pakuptueshme që në ditën e Krishtlindjes të mbahet Kuvendi i Forumit Rinor të LDK-së, kur kjo parti thirret si pasuese e presidentit historik, Ibrahim Rugova. Për këtë, LDK duhet të kërkojë falje”. /Insajderi.com