Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mëngjesin e kësaj të premteje në Shqipëri.

Tërmeti fillimisht u raportua me magnitudë 3.3 i shkallës Rihter, por ka rezultuar me magnitudë 4.4.

Raportohet se lëkundjet janë ndjerë 56 km në verilindje të qytetit të Tiranës, si dhe 16 km në perëndim dhe veriperëndim të Maqedonisë së Veriut.

Thellësia e lëkundjeve ishte vetëm 10 km, sipas raportimeve të “EMSC”.

Siç raportohet nga mediat atje, banorët kanë dalë për disa minuta jashtë nga banesat e tyre nga frika dhe paniku i shkaktuar nga tërmeti.

Deri në këto momente nuk raportohet për dëme dhe persona të lënduar si pasojë e lëkundjeve./Insajderi.com