Lëkundje tërmeti në Detin Adriatik

Lëkundje tërmeti në Detin Adriatik

Një lëkundje sizmike është ndjerë mbrëmjen e së martës në Detin Adriatik, transmeton Insajderi.

Lëkundja sizmike me magnitude 4.2 Rihter është ndjerë në disa qytete të Shqipërisë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në det, 11 kilometra larg Lezhës, në Detin Adriatik dhe 53 km nga qyteti i Durrësit.

Siç raportojnë mediat vendore, nga tërmeti nuk raportohen dëme materiale, ndërkohë vetëm disa persona kanë dalë jashtë banesave të tyre nga frika./Insajderi.com