“Lëmoshëkërkuesit”, ndalohet 83 vjeçari në Ferizaj, konfiskohen 1 mijë e 150 euro

“Lëmoshëkërkuesit”, ndalohet 83 vjeçari në Ferizaj, konfiskohen 1 mijë e 150 euro

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , ka njoftuar se në kuadër të aksionit për të ndaluar lëmoshëkërkues në këtë qytet ka ndaluar një personin 83 vjeçar S.XH., pasi që të njëjtit i janë gjetur 1150 euro, shkruan Insajderi.

Sipas komunikatës të dërguar për media thuhet se ndaj këtij personi është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje.

“Në konsultim me gjyqtarin e Gjykatës Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes , paratë konfiskohen përkohësisht, deri në vendim tjetër “, thuhet në njoftim.

Me tej,  është shkruar se  Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt, si dhe apelon tek qytetarët , që saherë që hasin në lypësarë , të njoftojnë menjëherë policinë ./Insajderi.com