Në fshatin Berkoc të komunës së Gjakovës, të enjten rreth orës 19:00, një burrë ka humbur kontrollin mbi veturë duke u rrokullisur më pas, shkruan në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
I dyshuari, shqiptarë, nuk ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës prandaj dhe ka humbur kontrollin e makinës.
Në raport tregohet se drejtuesi i makinës dhe një pasagjere janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës për shkak të lëndimeve trupore. /Insajderi.com