Lëndohen dy persona si pasojë e një aksidenti në Podujevë

Lëndohen dy persona si pasojë e një aksidenti në Podujevë

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Lluzhan të Podujevës, ku si pasojë dy persona janë lënduar.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00,në fshatin Lluzhan të Podujevës ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur në fund Ahmeti./Insajderi.com