Lëndohen katër persona nga një aksident në Badovc

Lëndohen katër persona nga një aksident në Badovc

Katër persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti në magjistralen Prishtinë-Gjilan, specifikisht në Badovc.

Aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave në ora 12:00, të shtunën.

Lajmin për Insajderi-n e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Njësia policore e trafikut e ka trajtuar aksidentin”, tha ai. /Insajderi.com