
Shtatë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Llaushë të Skenderajt, njofton Insajderi.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahti
Sipas raportit te Zahitit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00.
“Aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 16:00, në një rrugë lokale në fshatin Llaushë të Skenderajt. Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, pohoi ai.
Ndryshe, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 64 aksident trafiku, 33 me persona të lënduar kurse 31 tjerë vetëm me dëme materiale./Insajderi.com