Lëndohen tre persona nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Ferizaj

Lëndohen tre persona nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Ferizaj

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Prishtinë –Ferizaj, respektivisht në fshatin Konjuh.

Rastin e ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi,  zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërkaq janë përfshirë tri automjete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë së trafikut dhe po merren me rastin.

“Rreth orës 16:00, në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, respektivisht në fshatin Konjuh, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor. Në aksident janë përfshirë tri automjete Si pasojë e aksidentit janë lënduar  lehtë tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë ai./Insajderi.com