Lëndohen tre zhytës në Mitrovicë

Lëndohen tre zhytës në Mitrovicë

Janë lënduar tre zhytës në Liqenin Akumulues në Mitrovicë si pasojë e lëndimeve që kanë marrë gjatë një gare.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Po, është e vërtetë se 3 zhytës janë lënduar. Ata kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve që kanë marrë gjatë një gare që po zhvillohet në Liqenin Akumulues”, ka thënë Avni Zahiti, duke shtuar se nuk ka më shumë detaje.

KALLXO.com merr vesh se rasti ka ndodhur rreth orës 15:00.

Po ashtu, sipas burimeve të KALLXO.com, në Liqenin Akumulues është duke u zhvilluar një garë e kërcimit.