
Një person është lënduar pasi është rrokullisur me veturë në fshatin Lupç të Podujevës.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas Ahmetit, shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.
“Sot rreth orës 11:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një vetëaksident trafiku. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë ajo./Insajderi.com